BSPK për zhvillimet në veri, akuzon Serbinë për nxitje të dhunës
J.Musliu/RTKlive
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka reaguar për situatën e fundit në veri të vendit.
BSPK-ja deklaron se do të besojë fort se pjesëtarët e rendit dhe të qetësisë, do t’ia dalin që me qetësi e në bashkëpunim të plotë me KFOR-in, ta mbajnë rendin dhe qetësinë për të gjithë qytetarët në veri të vendit.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dënon ashpër cytjet e Serbisë së papërmirësueshme e cila është duke i ndërsyer pandërprerë destabilzuesit të cilët kanë veprim dhe zanat vetëm krimin.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës beson fort se të ndërsyerit e Serbisë së papërmirësueshme e të mesjetshme nuk do të mund të prodhojë destabilizim dhe të cenojë demokracinë vendit tonë e cila u fitua me çmim tejet të lartë dhe me përkrahjen e vendeve më demokratike të botës e mbi të gjitha me gjakun e bijave më të mira e bijve më të mirë”, shkruan në këtë reagim.
At theksohet se BSPK-ja beson dhe pret që të mbisundojë arsyeja dhe vendosmëria e mbështetur me gjakftohtësinë që liria e lëvizjes dhe qetësia e jetës të jetë në çdo kënd të vendit tonë.























