Në fshatin Bishtazhin Kisha është zbukuruar në prag të festave|Video
Islam Haxhiu/RTK
Në Gjakovë, në fshatin Bishtazhin të kësaj komune janë ndezur dritat në prag të festave të fundvitit. Kisha e këtij fshati në vigjilje të krishtlindjeve ka bërë thirrje për tolerancë e solidaritet.
Solidariteti, dashuria dhe harmonia mes njëri-tjetrit garantojnë të ardhme më të mirë për të gjithë.
Kjo është porosia e Don Lush Sopit, me rastin e ndezjes së dritave në Kishën e Bishtazhinit në prag të festave të fundvitit.
Bashkëpunimi ndër vite mes bashkatdhetarëve nga diaspora dhe të rinjve të kësaj ane, ka bërë që ambientet e Kishës në Bishtazhin të marrin pamje të veçantë dhe të ofrojnë mundësi për takime mes rinisë së këtushme dhe vizitorëve të përditshëm nga i gjithë vendi.
Zbukurimet në prag të festave të fundvitit dhe aktivitetet e shumta rinore, tashmë tradicionale, janë përhapur edhe në shumë fshatra të tjera të Gjakovës, përfshirë qendrën e qytetit























