AGK kërkon siguri për gazetarët
BKT
Kosovë

AGK kërkon siguri për gazetarët

J.Musliu/RTKlive

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.

AGK-ja deklaron se gjatë orëve të vona të ditës së sotme, në ndërkohë që po raportonin për situatën në veri, një eksploziv shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit.

“Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, Doruntina Bylykbashi, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh”, deklaron AGK-ja.

“Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh ndaj ekipeve të cilat po raportojnë nga veriu i Mitrovicës”, rikujton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke u bërë sërish thirrje institucioneve kompetente, që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre në veri të Kosovës


MË SHUME NGA Kosovë