12:46 / 11.12.2022
RTK sjell pamje të barrikadave|Video
Arlinda Sejda dhe Afet Bela/ RTKlive
(E plotësuar, ora 13:05) Në Zupç, në magjistalën që çon në pikën kufitare në Bërnjak, vazhdon të jetë e bllokuar rruga me barrikada, të vendosura dje nga serbët lokalë.
Në këtë pikë, përveç kamionëve, nuk ka njerëz.
Rruga për Bërnjak vazhdon të jetë e barrikaduar|Video
Edhe sot rruga për pikën kufitare të Bërnjakut vazhdon të jetë e barrikaduar me kamionët e vendosur dje nga serbët lokal.
KFOR-i dhe EULEX-i vazhdojnë të patrullojnë, por nuk janë të stacionuar në ndonjë pikë të caktuar.























