Vela: BE të sanksionojë krerët e strukturave ilegale e kriminale në veri
BKT
Foto: Presidenca e Republikës së Kosovës
Kosovë

Vela: BE të sanksionojë krerët e strukturave ilegale e kriminale në veri

Afet Bela/ RTKlive

Shefi i stafit i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka komentuar situatën e fundit në veri të vendit.

“Përveç sulmit ndaj policëve të Kosovës, strukturat ilegale dhe të armatosura të Serbisë në veri të Kosovës po sulmojnë edhe policët e BE-së pjesë e misionit të EULEX-it”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Sipas tij është koha e fundit që BE të sanksionojë krerët e këtyre strukturave ilegale dhe kriminale, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiq.


MË SHUME NGA Kosovë