Aksidentohet një veturë e eskortës së kryeministrit Kurti
BKT
Foto arkiv/ ilustrim nga RTKLive
Kosovë

Aksidentohet një veturë e eskortës së kryeministrit Kurti

RTK

Sot gjatë ditës është aksidentuar njësiti i Mbrojtjes së Afërt të kryeministrit Albin Kurtit në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Kryeministri Albin Kurti nuk ndodhej në veturën e aksidentuar. Ata ishin duke shkuar në Gjilan, për të marrë pjesë në organizimin ku po shpalosej raporti 1-vjeçar i qeverisjes komunale të kryetarit Alban Hyseni.

"Teksa vinim në Gjilan automjeti i eskortës tonë teksa ishin mbrapa nesh ka pasur një aksident komunikacioni. Por tani morëm vesh se nuk ka të lënduar, dhe kemi pasur fat në këtë fatkeqësi", ka deklaruar Kurti.


MË SHUME NGA Kosovë