Reduktime të ujit në disa zona
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Reduktime të ujit në disa zona

V.Thaçi / RTKlive

Përmes një njoftimi Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit.

Sipas njoftimit impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.

“Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, do të ketë  furnizim me uje me presion me te ulet, një lloj edhe Obiliqi me fshatra. Çrregullime me furnizimin do të kenë edhe një pjesë e Lagjes Arbëria dhe Kodra e Trimave”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se një situatë e tillë vazhdon deri në  përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

“Drenasi mbetet pa furnizim nga ora 11:00, për të njëjtën arsye. Ekipet shtese dhe departamenti i cilësisë janë në teren për të monitoruar situatën dhe për të parë çdo mundësi për rikthim të furnizimit me ujë në Drenas”.


MË SHUME NGA Kosovë