Një muaj paraburgim për Dejan Pantiqin
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Një muaj paraburgim për Dejan Pantiqin

E.Hoti/RTKlive

Kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin një muaj paraburgim, ndaj ish policit Dejan Pantiq, e ka aprovuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore.

Ndaj ish pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, që më vonë me marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës e Serbisë, ai u bë pjesëtar i Policisë së Kosovës, por që i njëjti dha dorëheqje nga kjo detyrë bashkë me disa të tjerë, rëndojnë akuza për organizim të sulmit ndaj zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri të Kosovës.

Për arrestimin e tij ka njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pantiq është arrestuar të shtunën e kaluar. Për të kundërshtuar arrestimin e tij, me dirigjimin e regjimit të Beogradit, bandat krininale ka tre ditë që kanë bllokuar magjistralet Mitrovicë-Jarinjë e Mitrovicë-Bërnjak.


MË SHUME NGA Kosovë