Shtyhet ndezja e dritave në "Xhorxh Bush", rrugën e shndërruar në shesh
BKT
Kosovë

Shtyhet ndezja e dritave në "Xhorxh Bush", rrugën e shndërruar në shesh

E.Hoti/RTKlive

Komuna e Prishtinës ka  bërë të ditur se ndezja e dritave dhe hapja e “Tregut të Fundvitit” në rrugën “Xhorxh Bush” , të shndërruar në shesh, është shtyrë për të mërkurën në ora 17:00.

Në njoftimin e komunës thuhet se arsyeja e kësaj shtyrje është për shkaqe teknike.

“Me keqardhje ju njoftojmë se për shkaqe teknike hapja zyrtare e 'Tregut të Fundvitit' do të shtyhet".

"Ju mirëpresim më datë 14 dhjetor 2022, në ora 17:00, në sheshin “Xhorxh Bush”.

Komuna njofton se ndezja e dritave do të shoqërohet me performanca muzikore nga kori i fëmijëve “Okarina” dhe “String String”.

Njoftimi paraprak ishte që hapja do të bëhej të martën në ora 19:00.

Për shkak të festave të fundvitit, rruga “Xhorxh Bush”, duke nisur nga udhëkryqi i rrugës “Bill Klinton” e deri te “Garibaldi” do të jetë e mbyllur për vetura deri më 8 janar 2023.


MË SHUME NGA Kosovë