Haxhiu: Dhuna ndaj grave në internet sfidë për brezin tonë|Video
BKT
Kosovë

Haxhiu: Dhuna ndaj grave në internet sfidë për brezin tonë|Video

Arlinda Sejda/RTK

Derisa Kryeprokuroria vazhdon të jetë me ushtrues detyre në krye të saj, Kosova, në muajt e fundit, është tronditur nga rastet e vrasjeve mbi baza gjinore, por edhe ngacmimeve seksuale në të cilat kryesisht viktima kanë qenë gratë.

Pikërisht për këtë çështje sot u lansua edhe një fushatë, e cila synon sensibilizimin e opinionit mbi të drejtën mbi trupin.
Në mbrëmjen e 27 shtatorit të këtij viti, alpinistja nga Peja Mrika Nikqi, teksa po ecte në qendër të qytetit të Pejës, u sulmua seksualisht nga një person.

Nga ky sulm Mrika vazhdon të ketë pasoja psikologjike. Ajo edhe tani thotë se ka frikë të lëvizë lirshëm nëpër qytet.

''Një person në mënyrë tinëzare dhe mizore më sulmon nga pas me tendenca të puthjes dhe prekjes së trupit tim. Isha e tmerruar dhe po luftoja me qenien time. Unë edhe sot kam frikë të eci vetëm në qytet'', theksoi alpinistja Mrika Nikqi.


Këtë rrëfim Mrika e risolli në vëmendje në lansimin e fushatës “Bodyright”, që si temë kishte të drejtën mbi trupin dhe u organizua si pjesë e forumit ku u diskutua nëse mund të shpëtojë teknologjia në këto raste apo e njëjta mund të dëmtojë.


Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se dhuna kundër grave në internet dhe ngacmimet seksuale janë sfidë e madhe.


''Dhuna ndaj grave në internet, ngacmimet seksuale janë një sfidë e veçantë për brezin tonë. Qeveria e Republikës së Kosovës të cilën e përfaqësoj e merr shumë seriozisht këtë çështje e ka vendosur në mesin e prioriteteve të saj kryesore", deklaroi Haxhiu.

 Ndërsa John Mosoti, përfaqësues i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, u shpreh se pa marrë parasysh nëse dhuna është reale ose digjitale, ajo nuk duhet të tolerohet.


MË SHUME NGA Kosovë