Prishtina nis festat e fundvitit, ndizen dritat në shesh/Foto
BKT
Foto/ RTKlive
Kosovë

Prishtina nis festat e fundvitit, ndizen dritat në shesh/Foto

Fadil Sertolli / RTKlive

Sonte në sheshin ‘Xhorxh Bush’, janë ndezur dritat dekorative të cilat sinjalizojnë festat e fundvitit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama me këtë rast tha se tashmë Prishtina ka edhe një shesh të ri, atë ”Xhorxh Bush”, dhe se siç tha ai, ky shesh krijon një siguri për shfrytëzim për secilin qytetar të vendit.

Ai tha se ''Tregu i Fundvitit' do të jetë i hapur deri më 8 janar vetëm për qytetarë, ndërsa siç tha ai, pas 8 janarit do jetë i hapur edhe për transport publik, pra për autobusë, emergjenca dhe për taksi.

“Normal me një shpejtësi shumë të zvogëluar, sepse jemi duke bërë përpjekje ta heqim krejtësisht asfaltin e ta zëvendësojmë me transformuar gjithë këtë zonë me material specifike për këmbësorë, ku qytetarët do të jenë më të sigurt për ta shfrytëzuar këtë pjesë të kryeqytetit”, tha kreu i Komunës së Prishtinës.

No description available. No description available.


MË SHUME NGA Kosovë