Kurti përkujton rënien e Muj Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të UÇK-së
BKT
Kosovë

Kurti përkujton rënien e Muj Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të UÇK-së

Fadil Sertolli / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 24 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të UÇK-së, teksa tha se ata u vranë në një pritë nga forcat serbe.

“Mëngjesin e ftohtë të 14 dhjetorit 1998, një grup ushtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa po kalonin kufirin mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë për të hyrë në Kosovë, hasën në një pritë të forcave serbe. Të ngarkuar me armë dhe municione siç ishin, ushtarët e UÇK-së u përballën me trupat serbe duke luftuar te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut”, ka shkruar kryeministri Kurti. 

Tutje, ka vazhduar kreu i ekzekutivit se gjithsej 41 ushtarë të UÇK-së ranë dëshmorë në udhëtimin e tyre të përbashkët prej luftëtarësh për çlirimin e Kosovës nga Serbia okupatore.

“Ndër ta edhe Mujë Krasniqi – Kapuçi, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës”, ka shkruar Kurti.


MË SHUME NGA Kosovë