Krasniqi:I nderuar të jem në dekorimin e tre ish-presidentëve të Shqipërisë
BKT
Foto/ Nga profili i Krasniqit në Facebook
Kosovë

Krasniqi:I nderuar të jem në dekorimin e tre ish-presidentëve të Shqipërisë

Fadil Sertolli / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është shumë i nderuar të marr pjesë në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Drenasit, me rastin e dekorimit të tre ish-Presidentëve të Shqipërisë - Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi me titullin “Qytetar Nderi”, nga kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci.

“14 Dhjetor – kësaj date historike, në të cilën shënojmë 4 vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe përkujtojmë 24 vjetorin e rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë, po i trefishohet rëndësia me vendimin e Komunës së Drenasit për të çmuar e respektuar veprimtarinë e tre ish-Presidentëve të shtetit tonë amë”, tha Krasniqi.

Ai tha se ata udhëhoqën Shqipërinë dhe e pasuan njëri-tjetrin në këtë detyrë përgjatë tri periudhave kyçe për Kosovën - gjatë luftës, pas çlirimit dhe në kohën e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë, duke qenë përherë promotorë të kërkesave tona.

“Urimet më të mira për ish-Presidentët Meidani, Moisiu e Topi. Sinqerisht mirënjohës për kontributin e tyre për Kosovën”, tha Krasniqi.


MË SHUME NGA Kosovë