Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Emisioni do të fillojë me njoftimet për parashikimin e motit dhe ngjarjet e ditës.
Mysafire e parë do të jetë Mergime Loxha, drejtoreshë e Klinikës Maksilofaciale. Ajo flet për shërbimet dhe kushtet në klinikë.
Ndërsa Agim Aliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetar i Komunës së Ferizajt, flet për aktivitetet dhe objektivat e asociacionit të komunave të Kosovës, bashkëpunimet/sfidat/projektet e komunave të Kosovës, komuna gjatë vitit 2022 dhe projektet për vitin 2023.
Kurse mysafir tjetër është Ardianë Halimi, drejtoreshë ekzekutive “Vullnetarë e Qytetit”. Ajo flet për Festivalin i dimrit “Angros” në Gjilan.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























