11:55 / 16.12.2022
Mehaj: Lënda "Edukimi për Siguri", pjesë e kurikulave shkollore
N.Mekolli /RTKlive
Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njoftoi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua vendimin për Koncept- Programin Edukativ për nxënësit e klasëve të 11-ta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ‘Edukimi për siguri’, i cili është koncept i inicuar nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
Ai, në rrjetin social, Facebook ka shkruar se Të rinjtë dhe fëmijët tanë duhet të mësojnë “historinë e vendit, çmimin e shtrenjtë të lirisë dhe mënyrën për ta mbrojtur atë”.
“’Edukimi për Siguri’ është mënyra më e mirë për t'i edukuar ata.
Koncepti-projekti do të konkretizohet në Planprogram bashkëkohor dhe do të filloj të implementohet nga viti 2023”, ka shkruar Mehaj.























