Mehaj: Në çdo sukses të Ministrisë së Mbrojtjes meritor janë partnerët tanë
BKT
Kosovë

Mehaj: Në çdo sukses të Ministrisë së Mbrojtjes meritor janë partnerët tanë

B. Halimi / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se në çdo sukses të ministrisë që ai drejton meritor janë edhe përfaqësuesit e shteteve partnere, të cilët kanë kontribuar në çdo hap të zhvillimit dhe avancimit të ministrisë dhe Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje, krahas punonjësve të ministrisë, mbrëmë ai ka organizuar një pritje të veçantë me ambasadorë, atashe të mbrojtjes, oficerë të NALT-it, ish-ministra e ish-komandant e deputetë. Ai, në një postim në Facebook, ka thënë se pjesë e kësaj mbrëmje ishin ata “me të cilët ndajmë vlera dhe një vizion të përbashkët për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit por edhe më gjerë, duke realizuar synimin tonë për anëtarësim në NATO, rrugëtimin drejt së cilës e shohim të lidhur pashkëputshëm me miqtë tanë.

“Qofshin gjithmonë përpjekjet tona konstruktive të orientuara drejt mbledhjes së forcave të njerëzimit për të kultivuar atmosferë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet kombeve, në mbështetje të vlerave demokratike dhe të paqes kudo dhe kurdoherë”, ka shkruar Mehaj.

Në këtë pritje të ministrit Mehaj ishte i pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.


MË SHUME NGA Kosovë