U përurua pllaka përkujtimore në shtëpinë e Haradin dhe Zade Mujës
Qendresa Duraku/RTK
Shtëpia e Haradin dhe Zade Mujës në lagjen "Kodra e Diellit" të Prishtinës, ishte strehë e shumë veprimtarëve e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë që në fillet e saj, kështu u tha me rastin e përurimit të pllakës përkujtimore në këtë shtëpi, nga veprimtarë të çështjes kombëtare.
Veprimtarë të çështjes kombëtare e luftëtarë të UÇK-së thanë se shtëpia e Haradin e Zade Mujës nuk ka qenë vetëm një bazë, ku veprimtarët dhe luftëtarët janë pritur në çdo kohë e çdo orë, por e gjithë familja ka qenë pjesë shumë e rëndësishme në luftën çlirimtare të Kosovës.
Pllaka përkujtimore e shtëpisë Muja do të shërbejë si dëshmi e trashëgimisë sonë kulturore dhe simbol i qëndresës, sakrificës, patriotizmit dhe çerdhes së mbi 100 autoriteteve më të larta të celulave të para të UCK-së, u tha në këtë ceremoni.
Detajet nga kjo ngjarje i sjellë videokronika e mëposhtme:























