FSK dhe Policia, aktivitete të përbashkëta me MPB-në franceze
BKT
Foto: Armend Mehaj / Facebook
Kosovë

FSK dhe Policia, aktivitete të përbashkëta me MPB-në franceze

E.Hoti/RTKlive

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim Shpëtim realizoi aktivitetet me departamentin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë së Ministrinë së Brendshme Franceze.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebbok.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi, me sukses të lartë janë realizuar aktivitetet e shkëmbimit të përvojave dhe trajnimit për teknikat e shpëtimit në mjedise ekstreme (ndërtesa të larta, ndërtesa të shembura, bodrume, fabrika etj)”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai bëri të ditur se këto aktivitete dhe trajnime u zhvilluan në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim në Pomozotin,  teksa në to morën pjesë pjesëtarë nga FSK, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave.

“Mirënjohje dhe falënderim për Ministrinë e Brendshme Franceze dhe Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot!Vazhdojmë drejtë sukseseve dhe partneriteteve të reja!”, shkroi Mehaj.


MË SHUME NGA Kosovë