Nxënësit e shkollave të Gjakovës, me dollap personal
BKT
Foto: Facebook
Kosovë

Nxënësit e shkollave të Gjakovës, me dollap personal

V. Thaçi / RTKlive

Komuna e Gjakovës, ka njoftuar se ka filluar projekt shumë të rëndësishëm që ka të bëj me çantat e nxënësve.

“Secili nxënës i shkollave të Komunës tonë do të ketë dollapin personal në të cilin do të vendosë librat të cilat nuk ka nevojë t'i bartin në shtëpi “, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna ka thënë se është një nga komunat e para që ka ndërmarrë një iniciativë të tillë.

Siç dihet çantat e stërngarkuara janë problem i nxënësve në të gjitha shkollat në Kosovë.

Ndërkohë, sipas hulumtimeve të bëra nga Instituti “EdGuard”, pesha e çantave te fëmijët e ciklit të ulët, e tejkalon kufizimin e këshillueshëm prej 10 për qind të peshës së trupit. Drejtori i Institutit, Rinor Qehaja, kishte deklaruar për Radio Kosovën se të gjeturat tregojnë që në veçanti fëmijët e ciklit fillor, të klasave 1 deri në 5, janë më të prekur me peshën e çantës deri në 16% të peshës së trupit.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme


MË SHUME NGA Kosovë