Të pagjeturit, plaga e Kosovës|Video
Venera Xhoxhaj/RTK
Mbi 40 raporte analitike, 24 lokacione të gërmuara e 17 takime mes palëve, është bilanci vjetor i punës së komisionit qeveritar për personat e zhdukur. Megjithatë nuk pritet një marrëveshje apo deklaratë për zotimet e të dyja vendeve për shkak të osbashkëpunimit të palës serbe.
Fati i personave të zhdukur mbetet plagë e hapur edhe pas më shumë se dy dekadave.
Përpjekjet ndër vite të palës kosovare përfshirë edhe familjarë të mbi 1600 personave të pagjetur, nuk po e gjejnë gatishmërinë e palës serbe për të zbardhur rastet.
Andin Hoti, kryesues i Komisionit për Persona të pagjetur deklaron se personi i vetëm po e bllokon këtë process është prania e Odalloviqit në Komisionin Qeveritar të Serbisë për Persona të Pagjetur.
“Ne mendojmë se ai është i përfshirë në krimet e luftës dhe nuk mund të japë informacione”, thotë Hoti për RTK.
Ndërkohë, Avni Vrajolli nga Policia e Kosovës, deklaron se sfiduese mbetet mungesa e informacioneve të besueshme për lokacionet.
“Kjo ka të bëjë kryesisht me mos shkëmbimin e të dhënave nga Serbia”, thotë Vrajolli.
Ndërkohë, Kushtrim Gara nga Komisioni për Persona të Pagjetur, shprehet se shqetësim mbetet qasja e Serbisë për ato lokacione.
Pala serbe ka refuzuar kërkesën e Kosovës edhe për termin që përdorët, si personat e zhdukur me forcë dhe që familjet e personave të zhdukur të jenë të trajtuar përmes ligjeve ndërkombëtare.























