Presidentja Osmani uron për festën e Krishtlindjes
BKT
Kosovë

Presidentja Osmani uron për festën e Krishtlindjes

J.Musliu/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë, për festën e Krishtlindjes.

Në urimin e saj, presidentja  thekson se festa e Krishtlindjes  sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës.

“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t`i hapin zemrat”, shkroi presidentja e Republikës.

“Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja!”

Ajo kërkoi që të gjithë të jemi  solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë!

“Për shumë mote, Gëzuar!”, uroi presidentja Osmani.


MË SHUME NGA Kosovë