Haradinaj dënon sulmet ndaj gazetarëve, Policisë, KFOR-it e EULEX-it
BKT
Kosovë

Haradinaj dënon sulmet ndaj gazetarëve, Policisë, KFOR-it e EULEX-it

N.Mekolli /RTKlive

(E plotësuar) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet e njëpasnjëshme në veri ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se sulmet si i sotshmi ndaj ekipit televiziv, janë të patolerueshme, derisa ka thënë se sulme të këtilla duhet të ndalen menjëherë.

“Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë! Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në mënyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!", ka shkruar Haradinaj.

Persona të maskuar e kanë sulmuar, sot, ekipin e Klan Kosovës në Zubin Potok, ka njoftuar më herët AGK.

Hoti: Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar për sulmet e fundit në veri të vendit ndaj gazetarëve.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ish kryeinsitri Hoti këtë sulm e ka quajtur si të papranueshëm.

“Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme. Ata që sulmojnë gazetarët duan të fshehin çfarë

po ndodh atje. Mirënjohje ndaj gazetarëve që po raportojnë nga vendi i ngjarjes”, ka shkruar Hoti.


MË SHUME NGA Kosovë