Maloku: Së shpejti, arsim joformal për fëmijët e shtrirë në Pediatri
A.B/RTKlive
Edona Maloku, zëvendësministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, tha se së shpejti do të ketë arsim joformal për fëmijët e shtrirë për trajtim në Pediatri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Fëmijët që trajtohen në QKUK për sëmundje të rënda hasin në vështirësi të shumta gjatë ri-integrimit të tyre në sistemin arsimor pas shërimit. Për të lehtësuar këtë tranzicion kemi nisur punën për ngritjen e Qendrës për Zhvillim dhe Edukim në Klinikën e Pediatrisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Klinikën e Pediatrisë, Caritasit zviceran dhe partnerëve të tjerë. Paralelisht, do të hartojmë edhe Udhëzuesin e aktiviteteve edukativo-arsimore joformale si mbështetje e strukturuar për këta fëmijë. Bashkë, për qasje të barabartë në arsim”, ka shkruar ajo në “Facebook”.























