20:43 / 28.12.2022
Kastrati: Serbia nuk ka guxim t`ia mësyjë ushtarakisht Kosovës
A.B/RTKlive
Sonte në emisionin RTK Prime është diskutuar situata e sigurisë pas zhvillimeve të sotme në veri dhe në pikën kufitare, Merdar.
Eksperti i sigurisë, Kadri Kastrati, tha se Vuçiqi nuk ka guxim për të ndërhyrë në Kosovë. “NATO kujdeset për sigurinë e Kosovës, është vetëm një manovrim i Vuçiqit. NATO është përgjegjëse, ajo është në Kosovës, po ta ketë edhe një ushtar ajo është këtu, Serbia nuk ka guxim për të ia mësy Kosovës ushtarakisht”, tha ai.
Ai ka bërë të ditur se Serbia u ka dërguar ftesa ushtarakëve, por ata kanë refuzuar. Kastrati deklaroi se Vuçiqi nuk e ka nën kontroll gjithë sektorin e sigurisë.























