Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Emisioni do të fillojë me njoftimet për parashikimin e motit dhe ngjarjet e ditës

Kurse Ariana Gjoni, profesoreshë e Dizajnit, flet për “Resilience” veshje të realizuara me zhgun dhe shojë të vjetra rreth 50-vjeçare.

Ndërsa Ruzhdi Kurtishaj kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës në Odën Ekonomike të Kosovës, flet për turizmi dimëror i Kosovës i cili po promovohet në Shqipëri dhe turizmi gjatë vitit 2022.

Kurse Luan Bajraktari, flet për ekspozitën “dhomë për kujtime të pabëra”, e cila  vijon të jetë  e hapur.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së


MË SHUME NGA Kosovë