Dita e dytë e protestës para ambasadës serbe në Tiranë: Të hiqen barrikadat
RTSH
Një tjetër protestë është zhvilluar këtë të enjte përpara ambasadës së Serbisë në Tiranë.
Kjo, në kuadër të tensioneve në veri të Kosovës.
Me pankarta në duar “Serbia po nxit luftë”, “Serbia ka qenë gjithmonë satelitit i Moskës në Ballkan”, “Terroristët dhe racistët nuk kanë brirë”, qytetarët u shprehën se një tjetër problem përpos barrikadave në veri, janë dhe provokimet e bëra me anë të nismës “Ballkani i Hapur”.
Dy ditë më parë, shoqëria civile protestoi para Ambasadës së Serbisë në Tiranë, ku u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të trajtonin me përgjegjësi çështjen Kosovë-Serbi.
Me thirrjet “Shqipëri-Kosovë”, "Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim", qytetarët u shprehën se po jetonin me ethet e luftës.























