22:14 / 31.12.2022
Abdixhiku: Qoftë vit i arritjeve të mëdha për popullin dhe atdheun tonë
J.Musliu/RTKlive
Vitin e Ri, qytetarëve të vendit ua ka uruar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Krahas një fotografie familjare, Abdixhiku ka shkruar se uron që viti 2023, të jetë vit i arritjeve të mëdha për atëdheun dhe popullin e Kosovës.
“Nga Rozi, Era, Albina dhe unë, gëzuar vitin e ri 2023!”, shkroi Abdixhiku.
“ Qoftë ky një vit me shëndet e përplot gëzime për ju dhe familjet tuaja”, deklaroi ai.
“Qoftë ky një vit i arritjeve të mëdha për atdheun tonë dhe popullin e jashtëzakonshëm të Kosovës. Gëzuar 2023!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Më herët gjatë ditës, Vitin e Ri, qytetarëve të Kosovës u kanë uruar edhe liderët e partive të tjera politike në vend.























