Sveçla: Urime 2023, nuk ka asgjë që e ndal një projekt që i ka ardhur koha
BKT
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Kosovë

Sveçla: Urime 2023, nuk ka asgjë që e ndal një projekt që i ka ardhur koha

J.Musliu/RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar të gjithë qytetarët, por në mënyrë të veçantë, pjesëtarët e institucioneve të sigurisë në vend, me rastin e Vitit të Ri.

“Viti që po lëmë pas ishte i mbushur me sprova e arritje, me projekte të përmbushura dhe nisma shpresëdhënëse”, shkruan Sveçla.

“Për to kanë punuar me përkushtim mijëra burra dhe gra në shtetin tonë”.

Më tej ai thekson se sot, ua uron Vitin e Ri zyrtareve e zyrtarëve policor të Republikës së Kosovës, Zjarrëfikësve, Shërbyesve civil kudo në administratë, grave dhe burrave, vajzave dhe djemve që me besnikëri e shpesh edhe me vetëmohim e këmbëngulje i shërbejnë vendit.

“Shumë nga ata e ato sonte në ndërrimin e viteve do të jenë në shërbim, në detyrë.

Puna dhe përkushtimi i tyre janë motiv shtesë për të punuar e përpjekur edhe më shumë në vitin që po ia nis”, shkruan Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

“Nuk ka asgjë që e ndal një projekt që i ka ardhur koha”.

Ai më tej thekson se projekt është forcimi i Republikës së Kosovës. “Ashtu siç e duam e ashtu siç e meritoni ju të dashur bashkëqytetarë!”.

“Sonte në familjet tona i kemi dhe bashkëatdhetarët tanë që na vizitojnë për çdo vit”, tha ai, duke uruar çdo të mirë në familjet e tyre, pushime të mbara e udhëtim të lehtë!


MË SHUME NGA Kosovë