Kosova hyri në Vitin e Ri- Gëzuar 2023!
BKT
Foto: Jeton Musliu/ RTKlive
Kosovë

Kosova hyri në Vitin e Ri- Gëzuar 2023!

J.Musliu/ RTKlive

Viti i Ri mbërriti në Kosovë. Mbi qiellin e Prishtinës janë shkrepur mijëra fishekzjarre, duke ndriçuar qiellin e kryeqytetit.

Derisa në qendër të qytetit, po vazhdon koncerti me këngëtarë të ndryshëm, një numër i madh i qytetarëve pritet të dalin në rrugët e kryeqytetit, pas cakrrimit të gotave në familjet e tyre.

Ndërkohë, në pjesë të ndryshme të botës, Viti i Ri 2023, ka mbërritur disa orë më parë, për shkak të zonës kohore.

Kiribati ishte i pari që e mirëpriti Vitin e Ri, i ndjekur nga Zelanda e Re, një orë më vonë.

Në 2023 kanë hyrë edhe shumë shtete aziatike, ndër to Kina e Tajlanda.


MË SHUME NGA Kosovë