Cana: Lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
B. H. / RTKlive
Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana e ka mbështetur kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.
Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ish-kapiteni i kuqezinjve ka mbështetur kërkesën e Qendrës "Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur" që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
“Mbështes nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të shndërrohet në simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit”, ka shkruar Cana në profilin e tij në Facebook.
Ndërkohë, Qendra "Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur" nëpërmjet një komunikate e ka falënderuar Canën.
“Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’ falënderon nga zemra kapitenin Lorik Cana për këtë mbështetje shumë të rëndësishme për ne dhe i është mirënjohës për gjithçka që ka bërë për të afirmuar kombin tonë në botë”, thuhet në komunikatë.























