Presidentja Osmani përkujton Tahir Zemajn
BKT
Kosovë

Presidentja Osmani përkujton Tahir Zemajn

J.Musliu/RTKlive

Në 20-vjetorin e vrasjes, presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar komandantin e UÇK-së, Tahir Zemaj.

“Në njëzetë vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin, kujtimi për ta vije si thirrje që vrasja e tyre të zbardhet”, deklaroi Osmani.

Osmani u shpreh se heroizmi i Zemajt i jep kuptim të sotmes sonë. “Vepra e tij do të mbetet në kujtesën e brezave që vijnë”, deklaroi ajo.

Osmani u shpreh se kolonel Zemaj ishte njeriu stoik që me angazhimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ishte 4 janari i vitit 2003, kur në hyrje të Pejës u vra koloneli Tahir Zemaj së bashku me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn, Hasanin.

Zemaj kishte arritur t’u shpëtonte edhe dy atentateve të tjera të drejtuara ndaj tij.


MË SHUME NGA Kosovë