Sot në Trepçë për disa orë pati grevë
BKT
Kosovë

Sot në Trepçë për disa orë pati grevë

Arlinda Sejda/RTK

Minatorët e Trepçës kanë dalë me disa kërkesa për rritje të pagës dhe shujtës.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës,  Ibrahim Januzi,  e ka konfirmuar për RTK- në, se punëtorët e minierës, në shenjë proteste, të mërkurën nuk kanë punuar për disa orë.

“Përmes sindikatës i kanë adresuar kërkesat e tyre’, tha ai. “Por pas një takimi me drejtorë dhe personat kompetent, janë dakorduar për një afat kohor për shqyrtimin  e kërkesave të tyre’, deklaroi Januzi.

RTK ka kontaktuar edhe drejtorin e minierës, Behxhet Vinarcin,  i cili ka pohuar se minatorët e kanë ndalur punën për disa orë.

“Por  pas sqarimit të disa paqartësive, procesi i punës është kthyer në normalitet”, tha ai.

Vinarci gjithashtu ka thënë se operatorit i cili furnizon punëtorët e kësaj miniere me shujtë ushqimore,  i ka skaduar kontrata.


MË SHUME NGA Kosovë