Hoti në ‘RTK Prime’ rrëfen se kush ia kërkoi 400 mijë euro për Ukshin Hotin
BKT
Foto: Bashkim Vishaj/Facebook
Kosovë

Hoti në ‘RTK Prime’ rrëfen se kush ia kërkoi 400 mijë euro për Ukshin Hotin

RTKlive

Sonte në emisionin qendror të debatit në RTK, mund të ndiqni rrëfimin e Andin Hotit, biri i veprimtarit Ukshin Hoti.

Në një rrëfim shumë emocional dhe ndryshe nga herët e kaluara, sonte  "RTK PRIME", Andin Hoti, do të shpalos shumëçka nga jeta e tij, e që ndërlidhet me veprimtarin Ukshin Hoti, i cili edhe më tej figuron si një nga personat e pagjetur që nga lufta e fundit në vend.

Ndër të tjera, Hoti do të tregojë në këtë intervistë në “RTK Prime” përballë gazetarit Bashkim Vishaj, edhe një gjë të pathënë më parë.

Ai do të rrëfejë për atë se kush ia kërkoi 400 mije euro për t'i dhënë informata për babanë e tij.

Mbi të gjitha, përse ai kishte besim se javën e kaluar, më në fund do ta takonte Ukshin Hotin?

Në këtë intervistë, Hoti do të flasë edhe për shumë çështje e tema të tjera.

Emisioni “RTK Prime” transmetohet nga e marta në të enjten me fillim në orën 20:20 në RTK1.


MË SHUME NGA Kosovë