Edhe këtë fillim vit, shumë qytete po përballen me ndotje të ajrit|Video
BKT
Foto: RTK
Kosovë

Edhe këtë fillim vit, shumë qytete po përballen me ndotje të ajrit|Video

Valjeta Shala/RTK

Obiliqi njihet edhe si njëra ndër komunat më të ndotura në vend si pasojë e termocentraleve që funksionojnë aty.

Kjo ndotje bartet edhe në komunat e tjera përreth gjë që ndikon që ajri të shkojë mbi normat e lejuara. Por jo vetëm termocentralet. Edhe faktorë të tjerë tani po ndikojnë në këtë ndotje.

Viti i Ri nisi me probleme të vjetra. Cilësia e ajrit vazhdon të jetë problematike për qytetarët, sidomos për ata me sëmundje kronike.

E sa është vlera e ndotjes e tregon edhe monitori për cilësinë e ajrit në sheshin e Prishtinës.

"Cilësia e ajrit është shume e dobët. Krahasim me ndërtesat dhe pa gjelbrin, natyrisht që dhe ajri është  i ndotur”, thotë Agush Loshi,  banor i Prishtinës.

 “Edhe lëndët djegëse, e pastaj kemi plot furra qe ka plastika e sene e i djegin..po edhe prej tjetër anë vjen ndotja”, thotë Sadik Miftaraj,  banor i Prishtinës. Të shqetësuar shprehen edhe banorët e Fushë Kosovës.

 “Cfare te flasim për ndotje, me i ndoturi ne Ballkan. Duhet shume cka me ndryshu për me u rregulla", thotë një banor i Fushë Kosovës.  

Ndërsa eksperti i mjedisit, Zeqir Veselaj, jep rekomandime për qytetarët në mënyrë që të ulet ndotja.  “Ne edhe nëse nuk ngrohemi me dru, qymyr ose me pelet dhe ngrohemi me energji atëherë duhet të dimë që ajo energji vjen nga djegia  e qymyrit . Andaj duke e kursyer energjinë e kursejmë ndotjen shtesë”, thotë Zeqir Veselaj, ekspert i mjedisit.

Sikurse Fushë Kosova edhe banorët e  Obiliqit dhe jo vetëm, vazhdojnë të kenë ajër të ndotur i cili vjen nga faktorë të ndryshëm.

 


MË SHUME NGA Kosovë