RTK Prime - A do të shkojë Ligji i Pagave në Kushtetuese?|Video
BKT
Kosovë

RTK Prime - A do të shkojë Ligji i Pagave në Kushtetuese?|Video

V. Thaçi / RTKlive

Sonte në RTK Prime është diskutuar për Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Ligjin e Pagave.

Ligji për Zyrtarët Publikë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga partitë opozitare, ndërsa për Ligjin e Pagave, IKD ka kërkuar nga Avokati i Popullit që edhe ai të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, njëherit kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, tha Ligji i pagave e zbutë pabarazinë. Ai ka falënderuar opozitën për konstruktivitetin e treguar rreth ligjit të pagave. Ramadani tha se këto ligje janë bazike dhe nuk qëndrojnë vlerësimet e opozitës për ndikim të politikës. “Maksimumi është 6 shkurti që do të ketë epilog për koeficientin e pagave”, tha ai.

Kurse deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka bërë me dije se kjo parti ka dërguar në kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik, duke konsideruar se është shkelur kushtetuta.

Ndërsa deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, vlerësoi se ligji për zyrtarët publik ka shumë probleme dhe bie ndesh më parimet e qeverisjes së mirë. Tahiri tha se tani të gjithë janë në ethe, për shkak se nuk është bërë i ditur koeficienti i ligjit të pagave.

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë në RTK:


MË SHUME NGA Kosovë