Ngjarjet e datës 11 janar
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 11 janar

RTKlive

Ngjarjet e datës 11 janar 2023

Komuna e Gjilani organizon manifestimin “Flaka e Janarit 2023”.(Ora, 08:00)

Mbahet seanca në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. (Gjykata Themelore e Prishtinës, Pallati i Drejtësisë, ora 09:30)

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së, ora  11:00)

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) do të publikojë studimin hulumtues të trendit të ndërmarrësisë në periudhën 2020 – 2022, me ç’rast do të publikohen dhe të dhëna sesa biznese pushuan aktivitetin ekonomik në këtë periudhë. (Zyrat e AKB-së,   ora 13:00”)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes, ora 13:30)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30)


MË SHUME NGA Kosovë