Gjykata rrëzon një kërkesë të Prokurorisë në rastin ndaj Pjetër Shalës
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Gjykata rrëzon një kërkesë të Prokurorisë në rastin ndaj Pjetër Shalës

J.Musliu/RTKlive

Një trup gjyqtarësh në Gjykatën Speciale, ka rrëzuar një kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e që ka të bëjë me të akuzuarin Pjetër Shala.

Zyra e Prokurorit të Specializuar pati kërkuar nga gjykata që pëprapa fillimit të procesit gjyqësor ndaj tij, të akuzuarit Pjetër Shala, t’i kufizohen komunikimet.

“Trupi Gjykues rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për kufizimin e komunikimeve të z. Shala përpara fillimit të gjykimit”, shkruan në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Një vendim i tillë nga trupi gjykues është marrë me 11 janar.

“Në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, trupi gjykues nuk u bind se masat e kërkuara do të ishin proporcionale”, deklaron Zyra për Media e Dhomave të Specializuara.

Pjetër Shala akuzohet për krime lufte, kurse vendimin e saj për refuzim të kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, paneli i përbërë prej tre gjykatësve të Gjykatës Speciale,  ndër të tjera ka konstatuar se është në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, konkretisht me të drejtën e pavarësisë.


MË SHUME NGA Kosovë