Caktimi i lokacionit për Biblotekën në Mitrovicë është në proces|Video
Venera Adili|RTK
Komuna e Mitrovicës së Jugut është në proces të përcaktimit të lokacionit për bibliotekën e qytetit. Ka dy vjet që ky institucion është zhvendosur përkohësisht në ambientet e qendrës OmniSport.
Për studentët dhe stafin kushtet janë të kënaqshme por adresa e përhershme do të ishte zgjidhje.
Biblioteka e qytetit në qendër të Mitrovicës ishte destinacion i studentëve për 11 vjet me radhë.Por, e njëjta është zhvendosur në një lokacion tjetër përkohësisht.
"Kemi qenë këtu por AKP-ja na ka largu dhe do të largohen edhe zyrat e drejtorisë së kulturës”, Arbër Hajra, zyrtarë në drejtorië për Kulturë.
Tash e dy vjet ky institucion është bartur në objektin e qendrës OmniSport, ku janë vendosur sallat e leximit dhe materialet që shfrytëzohen nga nxënësit dhe studentët.
“Këtu është një hapairë e kënaqshme por kërkesat tona janë për një biblotekë me lokacion të përhershëm”, Jehona Tahiri, zyrtare në biblotekën ‘Latif Berisha’.
Në drejtorinë komunale në Mitrovicë kanë bërë të ditur se janë në proces të përcaktimit të lokacionit të përhershëm të bibliotekës së qytetit.
Nga Komuna e Mitrovicës thonë se janë në proces të përcaktimit të lokacionit të përhershëm.























