07:16 / 14.01.2023
Parashikimi i motit për vikend
RTKlive
Të shtunen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, njofton Instituti Hidromteorologjik i Kosovës.
Të dielen, sipas këtij njoftimi, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.
Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare,njofton IHK .























