15:29 / 15.01.2023
Nderohen martirët e komunës së Kaçanikut
RTKlive
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi me qëllim të përkrahjes së iniciativës nga qendra “Gjenocidi në Kosovë- plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të shndërrohet në simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit, sot janë bërë homazhe të Memorialit të Martirëve pranë Varrezave të dëshmorëve në Kaçanik
Kryetari Ilazi tha se të rënët për atdhe janë themelet e gjakosura të lirisë sonë.
“Kujtesa historike do të ekzistoj gjithmonë, dhe sakrificën e popullit tonë do ta përcjellim ndër breza”, deklaroi Ilazi, i cili me këtë rast kujtoi edhe martirët e masakrës së Reçakut ë vrarë në mënyrën më mizore nga barbarët serb.























