08:11 / 16.01.2023
Pesë vjet nga vrasja e Ivanoviqit, familjarët kërkojnë zbardhjen e rastit
RTK
Sot janë bërë 5 vite nga vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Në përvjetorin e pestë, familja dhe shokët kanë ndezur qirinj për ta përkujtuar dhe kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e tij.
Gjatë këtij përkujtimi u kritikua gjyqësia e Kosovës, ajo e Serbisë, si dhe bashkësia ndërkombëtare, për të cilat u tha se edhe pas pesë vjetësh nuk kanë bërë sa duhet në zbardhjen e rastit.
Ish-lideri i Iniciativës Qytetare "Liri, demokraci, drejtësi", Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar 2018 me gjashtë plumba para selisë së partisë në veri të Mitrovicës, ndërsa edhe pas kësaj kohe, autorët si dhe urdhërdhënësit e këtij krimi mbeten të panjohur.























