Osmani: Sllovenia mbetet një nga aleatet më të rëndësishme të Kosovës
Elmina Osmani dhe Afet Bela/ RTK
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Sllovenia mbetet një nga aleatet më të rëndësishme të popullit të Kosovës.
"Sot, bashkë me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, znj. Tanja Fajon, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor", ka shkruar Osmani në "Facebook". 
Kryediplomatja sllovene, pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani
Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, në vizitën e parë në Prishtinë është pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi po mbahet me dyerë të mbyllura, por mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.
Pas presidentes, Fajon pritet ta takojë edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.























