21 vjet nga vrasja e Smajl Hajdarajt
BKT
Foto: Arkiv
Kosovë

21 vjet nga vrasja e Smajl Hajdarajt

J.Musliu/RTKlive

Sot shënohet 21 vjetori i vrasjes së deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Smajl Hajdaraj.

Me këtë rast, familja e tij ka njoftuar se sot nga ora 12 :00 do të bëhen nderime pranë varrit të tij në Zahaq të Pejës.


Smajl Hajdaraj, u vra gjatë atentatit të 17 janarit të 2002-ës, pranë banesës së tij në Pejë.  Ende askush nuk është dënuar për vrasjen e tij.

Një vit më parë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 20-vjetorin e vrasjes, ka dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës”, veprimtarin e çështjes kombëtare, luftëtarin e lirisë dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdarajn.

Sipas Presidentes Osmani, Hajdaraj ishte jo vetëm një politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

Në ceremoninë e dekorimit, Presidentja Osmani ka theksuar se liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike.


MË SHUME NGA Kosovë