Opozita kritikon qeverisjen e Kaçanikut|Video
BKT
Kosovë

Opozita kritikon qeverisjen e Kaçanikut|Video

Driton Ramadani / RTK

Opozita në Kaçanik po e kritikon e akuzon pushtetin për keqpërdorim e keqmenaxhim të parasë publike, duke mos realizuar projektet e parapara. Por, kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, tha se mosrealizimi i projekteve nuk është faji i komunës por mosfunksionimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Opozita në Kaçanik kritikon qeverisjen lokale për një vit jo të suksesshëm. Sipas tyre, qytetarët e kësaj komune e kanë humbur një vit, për shkak të keqmenaxhimit të projekteve.

“Kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve e cila është dyvjeçare dhe në këtë kontratë ka kushtuar 476 mijë euro brenda dy viteve mirëmbajtja e rrugëve verore dhe dimërore vetëm në raportin financiar janë shpenzuar mbi 275 mijë euro. Në anën tjetër furnizimi me dru e cila ka qenë 175 mijë euro dhe në anën tjetër edhe kjo ka qenë kontratë 2 vjeçare përsëri në dhjetor komuna ka hapur tender për furnizimin me dru në Komunën e Kaçanikut’, tha  për  RTK, Agim Mani - shef i këshilltarëve të LVV në Kuvendit Komunal të Kaçanikut.

E në LDK thonë se për shkak të keqmenaxhimit të parasë publike, Komuna ka dështuar në përfitimin e fondeve shtesë.

“Kjo edhe vërehet keq menaxhimi i financave publike ku përmes keq menaxhimit  këtyre financave nuk është arritur që këtë vit si komunë të përfitojmë grandin e performancës.  Grand ky i cili do ti sjell investime kapitale të prekshme për qytetarët e komunës së Kaçanikut. Po ashtu edhe punësimi i militantëve”, u shpreh për  RTK Ardita Rrahmani - Shefe e Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Kaçanikut

Fajin për projektet, kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, e hedh te problemet që ishin me mosfunskionimin e OSHP-së.

 “Ka qenë kontratë dyvjeçare por për shkak të kërkesave të mëdha nëpër shkolla jemi detyruar që shpenzojmë dhe shumë e vërtet që ka qenë ajo që kemi kërkuar edhe një procedurë të dytë të shkurt por gjithë duhet kuptojnë ata të cilët e dijë më së miri dhe që kritikojë se komuna e Kaçanikut ka kontraktuar një kompani me 47 euro për metër e druve gjë që për komunat tjera ndryshon që kemi komuna sa dimë deri 90 euro që ka marr 1 metër kub dru “, tha për  RTK kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi.

Për vitin 2023 në buxhetin e Kaçanikut janë rreth 3 milion euro të parapara për investime kapitale.


MË SHUME NGA Kosovë