Presidentja Osmani takoi ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu
BKT
Kosovë

Presidentja Osmani takoi ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu

A.B/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

"Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast u potencua rëndësia e koordinimit dhe bashkëpunimit të rregullt me vendet aleate. Po ashtu u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Italisë. Në këtë kontekst u theksua potenciali i lartë për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve relevante në dobi të qytetarëve. Ky takim u realizua në prag të vizitës së Presidentes Osmani në Itali", njofton Presidenca e Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë