Mbrojtja:Prokuroria të fokusohet në afatin kohor të konfliktit të armatosur
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Mbrojtja:Prokuroria të fokusohet në afatin kohor të konfliktit të armatosur

N.Mekolli /RTKlive

Në Hagë ka filluar konferenca për përgatitjen e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Katër të akuzuarit, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë paraqitur fizikisht në këtë seancë paragjyqësore, për dallim nga shumë herë të tjera, kur ata paraqiteshin përmes lidhjes direkte, duke mos qenë të pranishëm në sallë.

Gjykatësi në vazhdim të seancës, ndaj katër të akuzuarve, kërkoi sqarime nga prokurorit për arsyen se akuza përfshinë afatin kohor deri në shtator të vititi1999, pra edhe pas përfundimit të konfliktit.

Ai tha se pala mbrojtëse e të akuzuarve nuk pajtohet më këtë afat kohorë të zgjatjes së konfliktit të armatosur, sepse ata mendojnë se konflikti ka përfunduar në qershor të vitit 1999.

“Sipas jush konflikti ka zgjat deri në shtator të vitit 19999, duket se ju pretendoni se konflikti i armatosur ka zgjatur deri në shtatore të vitit 1999”, tha gjykatësi.

Prokurori tha se edhe pse konflikti luftarak përfundoi në qershor të vitit 1999, pasojat vazhduan edhe pas kësaj kohe. “Ne mendojmë se konflikti nuk përfundoi në qershor të ati viti dhe pasojat vazhduan”, u përgjigj prokurori.

Ndërsa avokati i Rexep Selimit kontestoi afatin kohorë të konfliktit kohorë që e përcaktoi prokurori. Ai tha se në mars të vitit 1998 nuk mund të thuhet se kishte një konflikt të armatosur, sikurse që nuk mund të thuhet se kishte konflikt luftarak pas qershorit të vitit 1999 dhe për këtë merr shembull nga gjykimi në rastin Haradinaj dhe Limaj.

Avokatët kërkuan nga prokurori që të caktojë afatin kohor të konfliktet të armatosur. Gjykatësit, në rastin Haradinaj, thanë se nuk ka kompetenca të hetohej jashtë afatit të konfliktit të armatosur, pas qershorit të vitit 1999, kur përfundoi konflikti i armatosur e as para shkurtit të vitit 1999.

Kështu që avokati kërkoi reduktimin e dëshmitarëve, pra dhe pas atyre afateve kohore.

Gjykatësi i kërkon prokurorit heqjen e dëshmitarëve të panevojshëm

(E plotësuar) Në Hagë ka filluar konferenca për përgatitjen e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Katër të akuzuarit, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë paraqitur fizikisht në këtë seancë paragjyqësore, për dallim nga shumë herë të tjera, kur ata paraqiteshin përmes lidhjes direkte, duke mos qenë të pranishëm në sallë.

Prokuroria njoftoi se deri në fillim të shkurtit do të parashtrojnë kërkesë për të dëgjuar të paktën pjesën e parë të dëshmitarëve. Prokuroria tha se mendon se do të jetë gati për shqyrtimin kryesor që të fillojë më 1 mars 2023. Gatishmërinë për fillim të gjykimit në muajin mars kanë shprehur edhe avokatët mbrojtës të akuzuarëve.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith paralajmërojë se dëshmitë mund të zgjasin 600 orë, brenda vitit. “Do të kërkojmë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të shkurtojmë orët e dëshmitarëve dhe t’i largojmë ata për aq sa është e mundshme, ti largojmë dëshmitarët e panevojshëm, që dëshmitë mos të përsëriten. Do kërkojmë që orët t’i shkurtojmë edhe për shkake që ti kursejmë kohen e të akuzuarve dhe mbrojtësve dhe të përfitojmë në kohë”, tha gjykatësi.

Gjykatësi tha se kanë autoritet që të ulin numrin e dëshmitarëve.

Prokurori bëri të ditur se do nuk parasheh që të ftohën të gjithë dëshmitarët në gjyq, nga 333 apo 335 sa janë. “Ne nuk do t’i thërrasim të gjithë dëshmitarët para trupit gjykues, por do t’i kemi dëshmitë e tyre për tu mbështetur në to. Jo të gjithë dëshmitarët do të vinin për të dëshmuar këtu”, tha prokurori.

Kurse pala mbrojtëse e të akuzuarve tha se prokuroi duhet të shkurtojë kohën e dëgjimit të dëshmitarëve, nga 770 orë sa ka paraparë ajo.

“Pala mbrojtëse duhet ti lexojë të gjitha dëshmitë, që sipas prokurorit do të zgjasin rreth 770 orë, sepse kjo nuk do të ishte një punë e shpejtë për mbrojtësit. Por nëse shkurtohen orët dhe reduktohet numri i dëshmitarëve, kjo do ta përshpejtonte punën e këtij trupi gjykues”, tha mbrojtësi i të akuzuarave.

Fjalën sërish e mori gjykatësi, i cili sqaroi se ende nuk e ka kërkuar shkurtimin e kohës nga Prokuroria, por këtë do ta bëjë. Gjykatësi kërkoi nga prokurori që të sqaron se si e parashikojnë punën e tyre para trupit gjykues dhe mënyrën e procedimit që ajo e parasheh në këtë rast.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Mbrojtja kërkon informacione nga prokuroria për dëshmitarët e parë

(E plotësuar) Prokuroria e Gjykatës Speciale gjatë kësaj seance,, ka deklaruar se janë të gatshëm për të dëgjuar 12 dëshmitarët e parë me të filluar gjykimin kryesor që pritet nis më 1 mars, ndaj katër të akuzuarve.

Mbrojtja e të akuzuarve kërkuan informacion në lidhje me këta dëshmitarë në mënyrë që të përgatiten dhe shprehën gatishmëri për fillimin e procesit më 1 mars.

Mbrojtja e të akuzuarit Rexhep Selimit, kërkoi nga prokuroria informata në lidhje me këta dëshmitarë, sepse atëherë mbrojtjes do t’i nevojitet kohë.

Kurse avokati i mbrojtës i Kadri Veseli, Ben Emmerson, gjatë konferencës për përgatitjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahet në Hagë, e ka shprehur shqetësimin e tij se disa nga dëshmitarët mund të manipulohen nga shërbimi sekret i Serbisë.

 

Nis konferenca ndaj Thaçit e të tjerëve

(E plotësuar) Në Hagë ka filluar konferenca për përgatitjen e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Katër të akuzuarit janë paraqitur fizikisht në këtë seancë paragjyqësore, për dallim nga shumë herë të tjera, kur ata paraqiteshin përmes lidhjes direkte, pa qenë të pranishëm në sallë.

Sipas gjykatës,së Dhomave të Specializuara të Kosovë sot do të diskutohet lidhur me gatishmërinë e palëve që gjykimi të fillojë më 1 mars 2023 dhe kohëzgjatjen e fjalës hyrëse të tyre dhe çështje të tjera procedurale dhe substanciale. Gjithashtu paneli i Gjykatës së Apelit e ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, për datën 2 shkurt 2023. Kjo u bë e ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovë.

Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Sot në Hagë mbahet konferenca ndaj Thaçit e të tjerëve

(E plotësuar) Sot do të mbahet konferenca për përgatitjen e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

RTKlive

Sipas njoftimit të gjykatës, aty do të diskutohet lidhur me gatishmërinë e palëve që gjykimi të fillojë më 1 mars 2023 dhe kohëzgjatjen e fjalës hyrëse të tyre dhe çështje të tjera procedurale dhe substanciale. Gjithashtu paneli i Gjykatës së Apelit e ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, për datën 2 shkurt 2023. Kjo u bë e ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovë.

Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022).

ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021. Më 23 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshim të aktakuzës me qëllim që të përfshijë një numër akuzash të reja, konkretisht qendra ndalimi të tjera në komunën e Suharekës, incidente të reja të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme në Gjilan, si dhe incidente të reja të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet për të cilat akuzohet.

Pas hedhjes poshtë të apeleve të Thaçit dhe Veselit kundër këtij vendimi prej Panelit të Gjykatës së Apelit më 22 mars 2022, ZPS-ja dorëzoi versionin e redaktuar publik të aktakuzës së ndryshuar më 29 prill 2022. Më 22 korrik 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi, pjesërisht, kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit dhe gjithashtu urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të parashtrojë aktakuzën e ndryshuar më tej, me informacion shtesë lidhur me akuzat aktuale. Informacioni shtesë ka të bëjë me emrat e autorëve të drejtpërdrejt të krimeve, viktimave dhe vendodhjeve përkatëse në paragrafet konkrete në aktakuzën aktuale.

Më 29 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për tërheqjen nga aktakuza të pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt dhe urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila u dorëzua më 30 shtator 2022. Aktualisht, kjo është aktakuza në fuqi për këtë çështje.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.


MË SHUME NGA Kosovë