Intervistë me Burim Ramadanin, ish Inspektor i Përgjithshëm në AKI
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Intervistë me Burim Ramadanin, ish Inspektor i Përgjithshëm në AKI

RTKlive

Sonte në “RTK Prime”, intervistë me Burim Ramadanin, ish Inspektor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Në këtë intervistë ekskluzive, Ramadani, dikur deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish Zëvëndësministër i Mbrojtjës e gjithashtu ish Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, do të flasë për shumë tema.

Ish zyrtari i lartë në këtë institucion të sigurisë në vend, do të rrëfejë para gazetarit Bashkim Vishaj, për gjendjen e sigurisë në vend.

E shkarkuan nga kjo pozitë apo dha dorëheqje?

Pse AKI-ja është një nga institucionet më të mbyllura në vend?

A ka AKI-ja kapacitete të nevojshme për të kryer detyrën e saj sipas ligjit?

Si ishte gjendja në AKI kur kryeministri Kurti deklaroi se vendimin për targat dhe zgjedhjet që  shtyu duke u bazuar në informacionet amerikane të inteligjencës?

Pse aata mund të kenë më shumë të dhëna?

Për këto dhe shumë çështje të tjera, në “RTK Prime”, me fillim në oprën 20:20, intervistë me Burim Ramadanin.


MË SHUME NGA Kosovë