16:44 / 18.01.2023
FSK e KFOR-i me stërvitje të përbashkët
J.Musliu/RTKlive
Forca e Sigurisë së Kosovës bashkë me KFOR-in, kanë bërë sot një stërvitje ushtarake.
Stërvitja ka të bëjë me teknikat e nxjerrjes së automjeteve që përdoren për të hyrë në viktimat e bllokuara brenda një automjeti pas një aksidenti.
Stërvitja është kryer në një zonë demolimi të FSK-së afër Prishtinës.
Në njoftimin e KFOR-it shkruan se stërvitja demonstroi ndërveprueshmërinë e disa partnerëve dhe aleatëve të NATO-s duke përfshirë Zvicrën, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë dhe pjesëtarët e FSK-së.
“Duke u trajnuar së bashku, ata rritën gatishmërinë e tyre përmes trajnimit dhe zhvillimit të praktikave më të mira”, deklaroi KFOR-i.























