Ndryshon data e konferencës përgatitore ndaj Thaçit e të tjerëve
BKT
Foto: VoA
Kosovë

Ndryshon data e konferencës përgatitore ndaj Thaçit e të tjerëve

J.Musliu/RTKlive

Data e mbajtjes së konferencës përgaditore të prokurorit të Specializuar për seancën e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, tashmë ka ndryshuar.

Kjo pasi data e parë të caktuar për mbajtjen e konferencës përgaditore, e kërkuar nga prokurori i specializuar, Matthew Howling, ishte 17 shkurti.

Por kjo datë përkon me përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës, duke bërë që të shkaktohen reagime të shumta në opinion.

Tani në vend të datës 17 shkurt, kjo konferencë do të mbahet më 15 shkurt.

Konferenca e fundit përgaditore për seancën e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së u mbajt më 18 janar dhe u vendos që gjykimi të fillojë në muajin mars.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.


MË SHUME NGA Kosovë