Mehaj: FSK në secilën situatë emergjente është e gatshme
BKT
Kosovë

Mehaj: FSK në secilën situatë emergjente është e gatshme

E. Hoti/ RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagoj me ekipet e specializuara të FSK-së, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.  

Mehaj në një postim në Facebook  ka thënë se FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim .

“Pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ndryshe, reshjet e shumta të shiut kanë bërë që gjatë ditës së sotme të ketë vërshime në shumë komuna të Kosovës.

Gjendje më e rënduar është paraqitur në Skenderaj, Pejë, Istog, Klinë, Mitrovicë dhe Podujevë.


MË SHUME NGA Kosovë